“Populli kërkon bukë, jo asfalt”

Gjendja sociale në vend edhe gjatë 5 viteve të pavarësisë, vazhdon të jetë e rëndë. Kosova vazhdon t’i ketë të ardhurat për kokë banori, më të vogla në rajon e që janë vetëm 2 mijë e 600 euro në vit ndërsa çmimet e produkteve elementare, i ka pothuajse të ngjashme apo dhe më të larta se vendet, të cilat kanë të ardhurat për kokë banori shumëfish më të larta se sa Kosova e varfër. Varfëria dhe papunësia, vazhdojnë të jenë në një nivel të lartë, diku rreth 45 për qind.

“Prandaj nëse një ditë shpërthen problemi social, unë do të thoja se s’ka forcë që e ndal. Mirëpo do të thotë qytetarët tanë, popullata jonë është aq e kujdesshme, aq e pjekur për arsye se ne kemi disa probleme tjera politike siç është çështja e veriut të Mitrovicës. Më parë kemi pasur çështjen e pavarësisë dhe këto kanë qenë elementet apo faktor kryesor, e cila ka amortizuar paraqitjen e problemeve sociale. Mirëpo duke u bazuar në gjendjen e varfërisë dhe problemeve sociale mund të them se popullatës i ka ardhur thika në fyt, i ka prek thika në asht, populli kërkon bukë, nuk kërkon asfalt”, pohoi profesor Musa Limani. /Kosovapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat