Një serb nga Kosova, M.J. (26) është arrestuar të dielën në Rudar afër Zveçanit, kur Policiae Kosovës e ndali derisa drejtonte veturën dhe duke verifikuar identitetin e tij konstatoi se ai ndodhej në listën e të kërkuarve për shkak të dyshimit se kishte kryer një varg vjedhjesh të veturave.
Në lidhje me këtë rast pak më vonë u arrestua edhe shqiptari L.B.(46), transmeton koha.
Kundër të dyve do të bëhet kallëzim penal për vjedhje automjetesh dhe falsifikim dokumentesh.