Hapet mesxhidi i parë në spitalin e Linzit

Të martën me 14 shkurt 2013 u hap zyrtarisht mesxhidi i parë në spitalin e përgjithshëm të qytetit të Linzit.

Në praninë e personaliteteve nga Kuvendi Komunal i  Linzit, udhëheqësit e spitalit dhe personaliteteve tjera fetare si dhe qytetarëve nga Linzi dhe rrethina, u bë hapja solemne e këtij mesxhidi.

Në Austri spitalet kanë përkujdesje shpirtërore dhe fetare, ngase  sipas hulumtimeve është vërtetuar se përkujdesja shpirtërore tek të sëmurët luan një rol të veçantë në rehabilitimin dhe shërimin e tyre. Të krishterët e kanë këtë mundësi që prej kohësh. Edhe në disa spitale të Vjenës ka vite që muslimanët e kanë një mundësi të tillë dhe kështu prej javës së kaluar edhe muslimanët të cilët trajtohen në spitalin e Linzit do ta gëzojnë këtë të drejtë.

Në fjalimin e tij Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Hafiz Murat Baser,  falënderoj kompetentet për gatishmërinë e tyre që edhe muslimanëve t’ju ofrohet një gjë e tillë, dhe njëherit bëri thirrje për paqe bashkëpunim dhe përkrahje për një të ardhme të përbashkët.

Vahidin Beluli, Austri.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat