Aktivistët sirianë thonë se mbi 30 persona kanë humbur jetën nga goditja e një rakete në një kompleks banimi, në qytetin verior të Halebit.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se 14 fëmijë dhe pesë gra janë në mesin e të vrarëve.
Konfirmime të pavarura të numrit të viktimave nuk ka qenë e mundur të sigurohen.
Pamjet televizive kanë treguar shkatërrime të mëdha në lagjen Jabal Badro të Halebit.
Në Damask, ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve SANA ka raportuar për shpërthimin e dy mortajave në afërsi të njërit prej pallateve të presidentit Bashar al-Assad.
Nuk është njoftuar për viktima dhe mbetet e paqartë nëse Assadi ka qenë në pallat.
Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë Armata e Lirë Siriane./rel/