Prokurorja nuk guxoi t’i arrestonte djemtë e Grabovcit

“A e dini djemtë e kujt jemi, ku guxoni me na lidh neve”, u kishte thënë Guximi policëve mëngjesin e hershëm të 15 shkurtit. Policët e kishin marrë vesh se në fakt ishin djemtë e Adem Grabovcit, por tek pasi njëri prej djemve të tij e kishte grushtuar policin.

Që Policia ta merrte vesh se të kujt janë, ishte përkujdesur vetë i ati i tyre, deputeti Adem Grabovci. Natën vonë kishte shkuar personalisht në Stacionin Policor të Fushë-Kosovës. Të kujt janë e kishte marrë vesh edhe prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Merrushe Llugiqi, e cila i kishte urdhëruar policët e Stacionit të Fushë-Kosovës që të lironin Ngadhnjim (21) dhe Guxim Grabovcin (19), ani pse djali i vogël i deputetit të PDK-së e ka sulmuar fizikisht të premten e kaluar zyrtarin policor për shkak se Policia kishte ndaluar vëllanë e tij, Ngadhënjimin.

Prokurores që kishte qenë kujdestare i është hedhur i gjithë faji nga Policia e Kosovës se pse nuk ishin arrestuar të dyshuarit, të cilët i kishin shkaktuar një të çarë mbi sy policit Avni Selaci duke e sulmuar në vend të punës, shkruan koha.net.

Përveç lirimit të menjëhershëm pas dhënies së deklaratave nga të dyshuarit, sulmin kundër personit zyrtar dhe pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, ajo e ka kualifikuar si kundërvajtje e jo si vepër penale të dënueshme deri në 8 vjet burgim. a mundur të komunikonte gjatë ditës me prokuroren për shkak se ajo ka qenë në gjykim.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat