Gjyqtari i EULEX-it Malkom Simons i ka vazhduar paraburgimin Fatmnir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit e Naser Shalës edhe për dy muaj, deri më 24 prill, ka bërë të ditur për Kohën Ditore avokati i Limajt, Tomë Gashi.
“Unë si avokat kam paraqitur ankesë sepse vazhdimi i paraburgimit sikurse caktimi është pa kurrfarë baze ligjore”, ka thënë Gashi.