Rexhepi s'e dënon rrahjen e policit nga djemtë e Grabovcit

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nuk e ka dënuar rrahjen e policit, Avni Selaci, nga djemtë e kolegut të tij të partisë, Adem Grabovci. Të premten ai është arsyetuar se nuk i di detajet dhe nuk do të ndërhyjë në procesin hetimor, shkruan Koha Ditore.

“Realisht në ato gjëra që u takojnë hetimeve dhe drejtësisë nuk kam çka deklarohem”, ka thënë ai në një konferencë për media, ku së bashku me kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Abedin Mehmeti, kanë sqaruar funksionimin e sistemit të ri digjital të regjistrit qendror të gjendjes civile.

“Unë kam qenë jashtë vendit dhe nuk kam pasur ndonjë kontakt me këto. Pavarësisht kush është, hetuesia dhe gjyqësia do ta thonë fjalën e vet”, ka thënë ministri Rexhepi, i cili në rastet e lëndimeve të policëve gjatë protestave të lëvizjes “Vetëvendosje” ka qenë shumë i ashpër, duke dhënë paralajmërime se nuk do të tolerohen raste të tilla.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat