Pak qytetarë në protestën para KEK-ut

Moti me shi nuk u shkoj për shtati disa qytetarëve që deshën t’i shprehnin paknaqësite e tyre kundër faturave të fryra nga ana e Korporatës Energjitike të Kosovës.

Një numër shumë i vogël i protestuesve u përgjigjur kësaj proteste. Por thanë se nuk do të ndalen me kaq, paralajmëruan protestë edhe tek Ministria e Ministrit Besim Beqaj.

Ata protestuan për disa minuta duke ndërprerë protestën për shkak të motit me shi.

Konsumatorët e paknaqur kanë kërkuar hetim rrënjësor për KEK-un, pastaj kanë kërkuar nga prokuroria që të nisë hetimet për të gjithë ata persona që janë përgjegjës për këtë skandal.

Me parullat “Faturat e Privatizimit” pastaj “Kërkojmë hetim rrënjësor në KEK” kundërshtuan siç edhe thanë hajninë që po u bëhet qytetarëve të Kosovës nga kjo korporatë.

“KEK-u u fut në xhepat e qytetarëve. Duhet të zhvillohen hetime tjera, të bëhet rishikimi I të gjitha faturave të muajit janar. ”, ka thënë njëri nga organizatorët e kësaj proteste/A.F./Indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat