Sipas burimeve autentike të “Tërnoci PRESS”, të premten e kaluar, në Siri, u varros Muaz Ahmeti, nga Tërnoci, i cili u vra në luftën e shenjtë të Sirisë, në të cilën merrte pjesë vullnetarisht përkrah Forcave Çlirimtare.
Muaz Ahmeti, lindi në Tërnoc më 30 mars të vitit 1990. Medresenë e kreu në Gjilan, ndërsa studimet i kishte filluar në Kajro të Egjiptit, në vitin 2008.
Familja e dëshmorit Ahmeti, ka hapur konakun e të pamës në Tërnoc, ku familjarë e bashkëvendës të shumtë janë duke i dhënë ngushëllime familjes për dëshmorin e tyre, njofton Tërnoci PRESS.