Përpjekjet diplomatike për ti dhënë fund luftës civile që vazhdon për dy vjet në Siri duket se kanë marrë një shtysë të re.
‘Miqtë e Sirisë’ këtë herë u mblodhën në Romë të Italisë.
Në komunikatën përfundimtare të takimit të Romës iu bë thirrjet regjimit të Esadit që të ndalë urgjentisht bombardimet pa dallime që bën ndaj popullit të vet.
Vendet pjesëmarrëse në takim do ti japin një përkrahje me të madhe politike dhe do të sigurojnë materiale për Koalicionin Kombëtar, i cili njihet si përfaqësuesi i vetëm legjitim i popullit sirian, thuhet në vijim të komunikatës.
Në prag të takimit u diskutua mbështetja e opozitarëve me materiale nga disa vende, në mesin e të cilave bëjnë pjesë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Gjermania.
Një burim diplomatik bëri të ditur se diplomatët perëndimorë dhe arabë të hënën do të takohet në Stamboll me përfaqësuesit e opozitës siriane.
Në këtë mbledhje do të bisedohet për ndihmat humanitare dhe ndihmën ushtarake që do tu dërgohet opozitarëve sirianë, shtoi i njëjti burim.
Nga ana tjetër forcat e Esadit vazhdojnë sulmet në Siri.
Njoftohet se reparte ushtarake të varura nga Esadi në operacionet që kanë bërë në fshatin Al Melike në Halepit kanë vrarë 72 persona, ku bëjnë pjesë edhe gra e fëmijë./trt/