Rrënohen shkallët e “Karagaçit”, mbi 20 nxënës të lënduar

Rreth 20 filloristë të shkollave të komunës së Pejës janë lënduar, dy prej të cilëve thuhet të jenë në gjendje të rëndë, pasi mbi ta kanë rënë një pjesë e shkallëve të palestrës së sporteve “Karagaçi”, ku po mbahej një koncert humanitar. Pjsea e shkallëve është shembur gjatë koncertit.

Në koncert ishin të pranishëm edhe mësimdhënës e prindër të nxënësve.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Janë mbi 20 nxënës të lënduar, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë, ekipi mjekësor ka reaguar. Nxënësit po kurohen në spitalin e Pejës”, ka thënë Ibraj.

Drejtori i spitalit rajonal të Komunës së Pejës, Skender Dresha ka deklaruar se janë pranuar 24 përsona, me lëndime të ndryshme, të shkaktuara nga shëmbja e një pjesë të palestrës së sportit Karagaqi.

“Një vajzë, vazhdon të jetë në gjendje të turbullt, si pasojë e disa lëndimeve” ka thënë Dresha, duke shtuar, se ajo është jashtë rrezikut për jetë. “Të tjerët kanë lëndime të ndryshme. Ka kocka të thyera, gërvishje si dhe prerje, në të cilat deri më tash, është intërvenuar” ka thënë Dresha.

Burimet e Indeksonline bëjnë te ditur. se në oborin e spitalit në Pejë, vazhdojnë të qëndrojnë një numër i madh i familjarëve, fëmijët e të cilëve, pësuar sot, ndërsa kishin shkuar të përcjellnin një koncert humanitar.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat