Protesta e sotme ka dalë jashtë kontrollit kur një pjesë e protestuesve kanë vazhduar të dhunojnë objektet bri rrugës, në mesin e të cilave edhe ato të projektit “Shkupi 2014”.
Policia ka shtuar radhët dhe në përforcim kanë mbërritur edhe autoblinda, të cilët po sprapsin protestuesit.
Policia po përdor edhe gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë protestuesit të cilët hedhin gurë dhe mjete të forta.
Protesta ka degjeneruar në momentin kur një numër i vogël i personave që dyshohet të jenë infiltruar nga jashtë, kanë provokuar pjesëtarët e Policisë dhe i kanë sulmuar me mjete të forta.
Shkup, shqiptarët në protesta kundër dhunës
Mijëra protestues shqiptarë të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale sot kanë protestuar në shenjë revolte ndaj incidenteve të djeshme ku për pasoj mbetën të plagosur disa të rinj shqiptarë. Protesta ka filluar në ora 12;30 tek kompleksi Çairçanja për të vazhduar drejt Bit Pazarit dhe si destinacion të fundit ka qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Protestuesit janë të shoqëruar nga një numër i madh i forcave policore.
Protestuesit para qeevrisë janë konfrontuar me policinë,e cila ka përdorur edhe gaz lotësjellës si dhe ka arrestuar disa nga protestuesit.
Ndryshe nuk ka informata se kush janë organizatorët e protestës.
Ndërkohë që nga ana tjetër përfaqësuesit e 'Dinjiteti', kanë filluar grumbullimin e firmave për referendum,kundër emërimit të Talat Xhaferrit përministër të mbrojtjes. Ndryshe pikërishtë emërimi i Xhaferrit në postin e ministrit të mbrojtjes ishte shkak i protestave të djeshme të cilat eskaluan në dhunë./Alsat-M/