Për faturat 6 punëtorë u larguan e 106 morën vërejtje

Gjashtë punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës kanë mbetur pa vende pune për shkak të lëshimeve që janë bërë në faturimin e muajit janar. Përveç tyre, edhe 25 punëtorë të tjerë kanë marrë vërejtjen e fundit me shkrim para shkëputjes së kontratës, kurse 81 – vërejtje me shkrim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërsa vërejtje për performancë të dobët kanë marrë edhe 81 punëtorë të tjerë. Ky është bilanci i ndëshkimeve që menaxhmenti i KEK-ut ua ka bërë punëtorëve për performancën e dobët të treguar në faturimin e muajit janar. Këto të dhëna janë pjesë e komunikatës të lëshuar nga Korporata Energjetike e Kosovës, e cila është lëshuar vetëm pak ditë pasi Bordi i KEK-ut kishte kërkuar të ndëshkoheshin të gjithë përgjegjësit që mund të kenë shkaktuar lëshime gjatë punës në faturimin e muajit janar.

“Në lidhje me performancën, në bazë të udhëzimit të Bordit të Drejtorëve, menaxhmenti i KEK-ut ka vazhduar me vlerësimin e rregullt mujor për performancën e punëmarrësve për leximin dhe faturimin për periudhën e fundit dhe ka ndërmarrë masat përkatëse në bazë të Rregullores për distrikte dhe Kodit disiplinor”, thuhet në komunikatën e KEK-ut. “Si rezultat i këtij vlerësimi kemi 6 shkëputje të kontratës,  25 vërejtje të fundit me shkrim dhe 81 vërejtje me shkrim.”

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, ka thënë se punëtorët e larguar janë nga të gjitha nivelet. Ai ka thënë se largimi nga puna i punëtorit bëhet pasi fillimisht i bëhet vërejtje me shkrim, pastaj i bëhet vërejtja e fundit dhe paralajmërimi për shkëputje të kontratës dhe tek në fund i shkëputet kontrata.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat