Fondi Saudit për Zhvillim participon në zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Mitrovicë

Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë, priti sot në një takim një delegacion nga Fondi Saudit për Zhvillim të Arabisë Saudite. Këtë delegacion e kryesonte drejtori i Departamentin për regjionin e Azisë, Mohammed S.Al Arifi.

Në këtë takim Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota e njofoti delegacionin me punët dhe zhvillimet në Minstrinë e Infrastrukturës.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth mundësisë së investimeve në infrastrukturën rrugore të vendit tonë nga ana e Fondit Saudit për Zhvillim të Arabisë Sudite.

Tashmë është arritur pajtimi që Fondi Saudit për Zhvillim, do të partcipojë në zgjerimin e magjistrale Prishtinë-Mitrovicë-M2.

Por bashkëpunimi me këtë fond nuk do të mbetet me kaq, në të ardhmen do shqyrtohen edhe një numër i caktuar i projekteve të cilat përbëjnë interes për ministrinë e Infrastrukturës dhe qytetarët e vendit tonë.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e këtij fondi gjatë takimit me ministrin Mujota u zotuan se do të mbështesin me investime edhe shumë projekte në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës, për të arritur integrimin në infrastrukturën rajonale dhe atë europiane thuhet në njoftimin e ministrisë së Infrastrukturës.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Kosovës, në Arabinë Saudite, Rexhep Boja.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat