FSK-ja heton ushtarët që morën pjesë në garën e Kuranit në Riad

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur hetimet ndaj dy ushtarëve të saj, pasi që nuk iu bindën urdhrave që të mos marrin pjesë në një garë të Kuranit në Arabinë Saudite.

Ushtarët që po qëndronin atje së bashku me ministrin e FSK-së Agim Çekun, ishin urdhëruar nga ky i fundit që të mos marrin pjesë në këtë garë, por dy prej tyre nuk i ishin bindur urdhrit të tij.

Ndryshe, një delegacion kosovar i kryesuar nga ministri Çeku ka qenë në një vizitë zyrtare në Riad. Në këtë kohë, princi i kurorës dhe ministri i mbrojtës së Riadit kanë organizuar një garë të memorizimit të Kuranit.

Disa burime i kanë thënë KTV-së se ministri Çeku ka kërkuar mirëkuptimin e arabëve, që për shkak të specifikave të Kosovës ushtarët e FSK-së të mos marrin pjesë në këtë garë.

Thyerja e urdhrit e ka alarmuar FSK-në, ku gjatë ditës së sotme i ka identifikuar këta dy ushtarë dhe ka vendosur të marrin masa ndaj tyre. Lajmin për KTV-në e ka bërë të ditur gjenerali i FSK-së, Kadri Kastrati.

“Ne kemi nisur sot një hetim të brendshëm, pasi kemi mësuar se çka ka ndodhur, po presim të na vijë një raport dhe do të shohim si do të veprojmë”, ka thënë Kastrati.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat