FSK-ja nuk ka marrë pjesë në memorizimin e Kuranit

Për rastin e pjesëmarrjes së dy pjesëtarëve të FSK-së, në një garë të memorizimit të Kuranit, në Arabinë Saudite,  Departamenti për Marrëdhënie me Media, në Ministrinë e FSK-së, për mes një komunikate  i njoftojmë të gjitha mediet, si dhe gjithë qytetarët e Kosovës, me sa vijon.  

Ligji për FSK-në, nuk ua ndalon asnjë pjesëtari të FSK-së, që t’i mbajnë ritet fetare, por, gjithashtu edhe gjatë pushimit vjetor, nuk i ndalon, që të mos shkojnë apo qëndrojnë jashtë vendit.

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, me të marrë informatën, se dy pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në një garë për memorizimin e kuranit në Arabinë Saudite, ka kërkuar menjëherë që të njoftohet rreth të gjitha detajeve për vizitën e tyre, në Arabinë Saudite.

Të dy pjesëtarët e FSK-së, në Arabinë Saudite kanë shkuar privatisht, gjatë pushimit të tyre vjetore, mësohet se kanë qenë mysafirë special dhe nuk kanë marrë pjesë në memorizimin e kuranit, por vetëm në cilësinë e mysafirëve. Shpenzimet e udhëtimit të këtyre dy pjesëtarëve nuk i ka paguar FSK-ja, thuhet në komunikatën e ministrisë së forcës së sigurisë së Kosovës.

Të gjithë pjesëtarët e FSK-së në kohën e tyre të lirë, janë të lejuar ta praktikojnë fenë e tyre, pra këta nuk kanë shkelur asnjë ligj apo urdhër (pasi që nuk kishte asnjë urdhër i dhënë nga eprorët e tyre, për të marrë pjesë në memorizimin e Kuranit.)

Pjesëtarët e FSK-së, gjatë qëndrimit atje, nuk kanë bartur uniforma dhe shenja që identifikojnë se janë pjesëtarë të FSK-së.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat