Kuvendi i Kosovës pa opozitën dhe me votat e deputetëve të koalicionit qeverisës zgjodhi sot guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamzën, ish-ministër i Financave dhe zyrtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës.
Deputetët e LDK-së dhe ata të Vetëvendosjes, ashtu siç kishin paralajmëruar braktisën sallën kur u bë votimi për guvernatorin, ndërsa në sallë mbetën 67 deputetë, që sipas dispozitave mjaftonin për të zhvilluar votimin. AAK-ja nuk braktisi sallën. Po sipas këtyre dispozitave zgjidhjas ishte e ligjshme nëse kandidati merr shumicën e votave të pranishmëve. Kështu, nga 67 deputettë të pranishëm për Bedri Hamzën votuan 58 deputetë, ndërsa Gani Gërguri, guvernatori i deritashëm, mori vetëm tri vota. Gjashtë vota u trajtuan të pavlefshme.
Kandidatura e Bedri Hamzës për guvernator zemëroi opozitën, e cila konsideron se me këtë zgjedhje PDK-ja futi nën kontrollin e saj partiak të gjitha institucionet vitale të vendit./koha/