Nga vërshimet që kanë ndodhë në Skenderaj, ka humbur jetën një vajzë 8 vjeçare nga fshati Izbicë. Ajo po kthehej nga shkolla kur ka rënë në ujërat e rrëmbyeshëm.
Rastin për Klan Kosova e konfirmoi Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
Trupi i pajetë i vajzës, siç mëson Klan Kosova, është gjetur nga familjarët kur ai është nxjerrë në breg të lumit.