Mish derri në produktet "Hallall" në Norvegji

Në produktet e prodhuara në Norvegji për myslimanët që mbajnë etiketën “Hallall” ose “Është përdorur vetëm mish lope”, është hasur në mish të derrit.

Zëdhënësi i Institucionit për Sigurinë e Ushqimit, Ragnhild Arnesen, deklaroi se gjatë analizimeve të produkteve të mishit me qëllim të përcaktimi se a është përdorur mish kali apo jo, është hasur në mish të derrit në përmbajtje rreth 30%.

Arnesen tha se kompania “Kuraas AS”, e cila në produkte të saj përdor etiketën “Hallall” ka tërhequr produktet e saj nga shitoret.

Kompania në fjalë në faqen e saj të internetit kërkoi falje nga myslimanët dhe bëri të ditur se është duke bashkëpunuar me zyrtarët e Institucionit për Sigurinë e Ushqimit për të gjetur mënyrë se si është përzier mishi i derrit në prodhimet me etiketë “Hallall”.

Edhe më herët në Angli është hasur në mish të derrit në salsiçe pule me etiketë “Hallall”, ndërsa kompania kishte kërkuar falje./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat