Policia shpenzon mbi 5 milionë euro naftë

Mbi pesë milionë euro i ka shpenzuar Policia e Kosovës vetëm në derivate të naftës gjatë vitit 2012. Për dallim nga vitit 2011, kur ishin shpenzuar 5 milionë e 101 mijë euro, në 2012 vërehet rritje e shpenzimeve për 96 mijë euro, thuhet në raportin vjetor për shpenzimet e policisë.

Pasi që shpenzimet kanë qenë të larta, Drejtoria e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga zyrtarët policorë që t'i reduktojnë lëvizjet e panevojshme me veturat zyrtare, shkruan gazeta Tribuna.

Arbër Beka, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, ka deklaruar për gazetën “Tribuna” se menaxhmenti i Policisë së Kosovës, sikurse vitet e kaluara, edhe këtë vit ka si synim të reduktojë shpenzimet në përgjithësi, duke përfshirë këtu edhe derivatet e naftës, mirëpo pa prekur nevojat operacionale.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat