Është shkruar në gjuhën koptike dhe ka moshë mbi 1200 vjeçare, është një nga pergamenat me vlerë shumë të madhe historike. Përkthimi i tij u bë i mundur para pak kohësh nga një profesor holandez dhe tregon histerin e kryqëzimit të Krishtit dhe të ngjarjeve dramatike të Javës së Madhe me një version krejt ndryshe nga ai që ne e njohim sot.
Më konkretisht ky tekst flet për Pontin Pilato, duke referuar se kishte drekuar me Krishtin para kryqëzimit të tij dhe se ai ofroi të bëjë kurban të birin e tij në vend të Krishtit! Sikur të mos mjaftonte kjo shpjegon dhe pse Juda tradhtoi Krishtin me një puthje: Ngaqë Krishti kishte aftësinë të ndryshonte formë, në mënyrë të atillë që të mos njihej lehtë!
Si dhe dita e arrestimit të Krishtit – gjithmonë sipas pergamenës – ishte ditë e martë në mbrëmje dhe jo e enjte, gjë që siç mund ta kuptoni e bën Javën e Madhe – Pashkët, mish-mashë!/alb-observer.com/