Kleriku i njohur Ramadan El-Buti, i cili ishte shumë i afërt me presidentin sirian Beshar el-Esed është vrarë të enjten nga një sulm me bombë në një xhami në Damask, transmeton aljazeera lajmin e televizionit sirian.
Në sulmin në të cilin u vra dr. Muhammed Seid Ramadan el-Buti, u vranë edhe së paku 15 të tjerë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, njofton observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër.
Buti, i cili kishte më tepër se 90 vjet, ka qenë mjaft i afërt me presidentin sirian dhe ishte imam në xhaminë Umejje në Damask, ndërkaq ligjëratat e tij të së premtes, shpesh herë janë transmetuar në televizionin shtetëror.
Buti ishte mbështetës i regjimit të Esedit dhe në fjalimet e tij dënonte opozitarët dhe u bënte thirrje për t’iu bindur presidentit./shembulli/