Beshar Esed plagoset rëndë?

Mediet arabe transmetuan lajmin se presidenti sirian, Beshar Esed, është lënduar rëndë pasi që të shtunën në mbrëmje ishte plagosur nga një pjesëtar i sigurimit të tij personal.

I njëjti burim njofton se Esedi, pas plagosjes, është transportuar në një spital në Damask. Gjendja e tij thuhet të jetë e rëndë dhe se është duke luftuar për jetë, përderisa ushtria ka mbyllur të gjitha rrugët që çojnë drejt spitalit.

Në lidhje me këtë çështje, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar të regjimit, derisa burime të afërta me presidentin, kanë mohuar lajmin duke shtuar se presidenti është në gjendje të mirë dhe me moral të lartë dhe se ditët në vazhdim do t’i drejtohet popullit./shembulli/

http://www.alarab.net/Article/522715


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat