Vazhdojnë sulmet ndaj muslimanëve në Birmani

Vazhdon duke u rritur dhuna ndaj myslimanëve të Birmanisë.

Së fundmi grupet anti-islame terrorizuan 3 qyteza të myslimanëve.

Gjatë këtyre sulmeve janë djegur xhamitë dhe shtëpitë.

Televizioni shtetëror njoftoi se në këto ngjarje që u jetuan në qytezën Jametin që gjendet 64km larg qytetit Meihtila disa grupe njerëzish vënë në zjarr 1 xhami së bashku me 50 shtëpi.

Ndërkaq në fshatin Tatkone të qytetit Meihtila një grup prej 20 personave dogjën 1 xhami dhe një numër të madh të shtëpive.

Ndërsa në një përleshje që u jetua para 4 ditësh në këtë qytet janë djegur 5 xhami dhe janë vrarë 32 persona.

Pas ngjarjeve që u jetuan në këtë zonë Presidenti i vendit Thein Sein shpalli gjendje të jashtëzakonshme në qytetin Meihtila dhe më pas forcat e armatosura morën nën kontroll sigurinë e këtij vendi.

Në ngjarjet që u jetuan vitin e kaluar kanë humbur jetën me qindra persona ndërsa me qindra mijëra të tjerë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat