Ipeshkvia e Kosovës kundërshton deklaratën e Kim Mehmeti se Islami ka shpëtuar shqiptarinë

Ipeshkvia e Kosovës kundërshton deklaratën e shkrimtarit Kim Mehmeti, sipas të cilit islami e ka shpëtuar shqiptarinë. Përveç Ipeshkvisë nëpër rrjete sociale kanë reaguar edhe deputetë dhe njerëz të shoqërisë civile, njofton express.

Deklarata e shkrimtarit Kim Mehmeti se islami e ka shpëtuar shqiptarinë ka ngjallur jo pak reagime në opinion.

Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës Don Shan Zefi kundërshton ashpër këtë deklaratë të të Mehmetit të bërë të dielën gjatë promovimit të librit të tij me titull “Shkupi”.

Don Shan Zefi ka thënë të hënën për Gazetën Express se realiteti është pikërisht e kundërta çka ka deklaruar shkrimtari Mehmeti.

“Shqiptarinë nuk e ka shpëtuar islamizmi, por është Kisha Katolike ajo që ka mbajtur gjallë fijet e shqiptarisë”, tha Don Shan Zefi.

Sipas tij, është islamizmi, konkretisht Perandoria Osmane, që ka shkatërruar gjithë trashëgiminë materiale, kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.

“Ky është një fakt historik që nuk mund ta mohon askush”, shtoi ai, të hënën.

Don Shan Zefi vë në theks të veçantë kontributin e Kishës Katolike në ruajtjen e kombit.

“Kisha katolike ka qenë rojë e kombit shqiptar e assesi Perandoria Osmane dhe islamizmi i shqiptarëve”, deklaron ai.

Të dielën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës shkrimtari Kim Mehmeti u shpreh midis tjerash se islami e ka shpëtuar shqiptarinë, veçanërisht në Maqedoni. Duke folur për atë se si kanë arritur shqiptarët ta ruajnë identitetin, Mehmeti tha se kjo është arritur përmes islamit.

“Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thash ma parë, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”, tha Mehmeti.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat