Ky takim dy ditor do të zhvillohet në mungesë të disa prej liderëve arabë duke përfshirë mbretin Abdallah të Arabisë Saudite, njofton trt.
Koalicioni Kombëtar, i njohur si përfaqësues legjitim i popullit sirian nga dhjetra vende dhe organizata ndërkombëtare, theksoi se kryeministri i tij i përkohshëm, Ghassan Hitto do ta përfaqësonte në këtë samit.
Përveç konfliktit sirian, që ka shkaktuar më tepër se 70.000 të vdekur, në samit do të zhvillohen gjithashtu bisedime për çështjet në Lindjen e Mesme.