Llogaritja verore e kohës fillon nga ora 2:00 e së dielës, kur akrepat duhet të lëvizen një orë para dhe të tregojnë orën 3:00 të mëngjesit. Por, për të mos e prishur disponimin e së dielës, më së miri do të ishte që sonte pak para se të shkohet për në gjumë, akrepat të lëvizen një orë para dhe të nesërmen të zgjohemi sipas “kohës së re”.
Pra, nesër, shkaku i fillimit të llogaritjes verore të kohës, do të kemi në dispozicion një orë më pak, përkatësisht data 31 mars do të zgjasë vetëm 23 orë.
Llogaritja verore do të zgjasë deri në javën e fundit të muajit tetor, kur akrepat e orës kthehen prapa për një orë dhe kur do të kemi në dispozicion jo 24 por 25 orë.