Dhuna ndaj muslimanëve në Birmani nuk ka të ndalur

Vazhdon dhuna ndaj muslimanëve të Birmanisë. Numri i të vrarëve në përleshje doli në 43.

Bëhet e ditur se në këto ngjarje që vazhdojnë për afërsisht 2 javë janë djegur 1 mijë e 300 shtëpi dhe se 12 mijë persona kanë mbetur pa strehim.

Në këto ngjarje janë dëmtuar edhe një numër i madh i vendeve të punës dhe xhami.

Ndërkaq bëhet e ditur se janë ndaluar 68 persona të cilët ishin ndërhynë në 163 ngjarje që u jetuan në 15 zona të ndryshme.

Presidenti i Birmanisë, Thein Sein paralajmëroi për përdorimin e forcës me qëllim të parandalimit të ngjarjeve të dhunës në rast se paraqitet nevoja për një gjë të tillë./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat