Humb jetën 23-vjeçari, pas rënies nga ndërtesa

Një i ri 23-vjeçar ka humbur jetën të premten rreth orës 10.00, në rrugën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, pasi që ka rënë nga një ndërtesë, konfirmoi Florije Ahmeti zëdhënëse e policisë së Kosovës, transmeton gazetajnk.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të riut në vend të ngjarjes.

Sipas Florije Ahmetit, vdekja e të riut është duke u hetuar dhe dëshmitarët e rastit janë duke u marrë në pyetje për të kuptuar më mirë shkaqet e kësaj ndodhie, rreth së cilës policia nuk ka më shumë informata.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat