Është zyrtarizuar mes AAK-se dhe LDD-së në zyrat e të parës. Nexhat Daci dhe Ramush Haradinaj kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit.
”Fillet e këtij bashkëpunimi kanë nisur mes Rugovës dhe Haradinajt”, ka thënë kryetari i LDD-së, Nexhat Daci.
Edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se kjo është vazhdimësi e bashkëpunimit të më hershëm. “Është nder të jemi në një takim në vazhdimësi të punës tonë”, ka thënë Haradinaj.
Daci kohët e fundit ka bërë përpjekjeje për të lidhur një koalicion edhe me LDK-në, por kjo e fundit nuk i'a plotësoi kërkesat liderit të dardanëve.