“Jam gjallë dhe jam në Siri, mbi sipërfaqet e tokës dhe jo në ikje nën tokë. Nuk jetoj në Iran, as në një anijë ushtarake ruse”.Kështu është shprehur presidenti sirian, Bashar al Esed në një intervistë për mediat ruse, shpërndarë sot në Youtube nga presidenca siriane.
Esed u është përgjigjur kështu zërave që në javët e fundit e bënin një viktimë të një komploti në pallat ose në arrati jashtë vendit, bëri të ditur Ansa.