FSK, brenda 48 orëve në Veri?

Stërvitja taktike e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) e kryer javën e kaluar në afërsi të Mitrovicës është demonstrimi më serioz i deritashëm i forcës dhe kulmi i presionit ndaj veriut të Kosovës. Sipas një skenari të plasuar nga mediat serbe, njësitet e këmbësorisë së FSK-së do të ndërhynin në veri për të provokuar incidente për të ndërhyrë KFOR-i që të zgjidh “problemin serb”.

Duke u thirrur në burmime mirë të informuara të afërta me forcat ndërkombëtare, gazeta serbe “Novosti” shkruan se rreth një mijë pjesëtarë të FSK-së, me pajisje luftarake kanë defiluar nëpër pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës, transmeton Telegrafi.

“Uniformat amerikane, armatimi dhe mënyra e lëvizjes nëpër grupe urdhrat karakteristike të gjestikulimeve tregojnë se kush i ka stërvitur. Njësitet Kanë kryer një stërvitje taktike në drejtimin nga jugu i Mitrovicës- Bair - Vaganicë. Sipas karakteristikave që ka ai teren ngjason në drejtimin Suhadoll – Kroi i Vitakut- Zveçan, lokacione këto në të cilat tri vitet e fundit po popullohen me shqiptarë. Sipas të gjitha vlerësimeve, ky do të ishte drejtimi më i përshtatshëm për sulm në veri”, citon një burime të saj “Novosti” .

Stërvitja taktike e FSK-së është demonstrimi më serioz i deritashëm i forcës. Мirëpo, është e qartë se Prishtinë, nuk mund as nuk guxon të ndërmarr asnjë hap pa lejen e SHBA-së, shkruan gazeta.

Sipas kësaj gazete, përflitet një skenar sipas të cilit njësitet e FSK-së do të shërbejnë për provokimin e incidenteve me qëllim që të përfshihet KFOR-i dhe të zgjidh “problemin serb”.

“Diçka të tillë ka paralajmëruar Thaçi, i cili ditëve të fundit ka deklaruar se mos arritja e marrëveshjes do të mund të shkaktonte përkeqësimin e situatës dhe se në atë rast Prishtina do të jetë e detyruar të vendos pushtetin e saj në veri të Kosovës. Për këtë shkak me interesim po pritet arritja e Brigadës 525 luftarake-vëzhguese amerikane, 600 pjesëtarët e së cilës do të vendosen në kampin te Leposaviqi, shkruan gazeta serbe. 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat