Kryetari i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe, Vuk Drashkoviq, ka thënë se Serbia duhet të nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën, me kusht që Bashkimi Evropian të garantojë të gjitha të drejtat për serbët në Kosovë, ashtu siç parashihen në Planin Ahtisaari, njofton rel.
“Kam frikë se me refuzimin e ofertës së Brukselit, e cila aspak nuk është katastrofike, do t’i jepet një dorë e lirë Qeverisë së Kosovës që të braktisë respektimin e Planit Ahtisaari”, ka thënë Drashkoviq, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.
“Ose do t’i japim shansin vendit tonë që të mbijetojë dhe të bëhet shtet i përparuar evropian, me serbët në Kosovë maksimalisht të mbrojtur, ose do të varrosim Serbinë dhe popullin tonë në Kosovë”, ka shtuar Drashkoviq.