Agjencia suedeze për ushqim njoftoi sot se në sallamin e gjedhit të pajisur me certifikatën “Halal” në Slloveni, me analizë të ADN-së ka zbuluar sasi të dukshme të mishit të derrit. Mediat sllovene raportojnë se bëhet fjalë për fabrikën Koshaki TMI të Mariborit.
Kjo kompani, e cila posedon certifikatën “Halal” në vitin 2007, certifikatë kjo që garanton se bëhet fjalë për mishra që nuk përmbajnë mish derri.
Zëdhënësja e agjencisë suedeze të ushqimit deklaroi se për rezultatet e testimit do të informohet edhe prodhuesi i sallamit në Slloveni, por edhe Unioni Evropian, sepse bëhet fjalë për mashtrim të konsumatorëve.
“Është e papranueshme që produktet me etiketën ‘Halal’ të përmbajnë komponente të mishit të derrit”, tha kjo zëdhënëse, duke shtuar se kompania sllovene do të duhej të bartë përgjegjësi.
Drejtori i firmës sllovene, Jure Bojnec tha se sot nuk mund të komentojë rastin për të cilin sapo ka dëgjuar, se gjendet në udhëtim zyrtar në SHBA dhe se më shumë informata do të mund të japë gjatë ditëve të ardhshme./koha/