Policia në Dubai ka filluar patrullimet me automjete ekskluzive ekstravagante të modelit "Lamborghini", e cila kushton jo më pak se 550 mijë dollarë. Nuk është qëllimi i kapjes së shpejtë të kriminelëve, por për të kontribuar në imazhin luksoz të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ky "automjet patrullimi" me shenjat e policisë do të patrullojë në zonat turistike përreth rrokaqiejve luksozë dhe të lartë në botë, bëri të ditur policia në Dubai.
Policia është paraqitur me "Lamborghini" në kuadër të përpjekjeve për të treguar rimëkëmbjen financiare të Dubait që pësoi nga kriza ekonomike në fund të 2008.
Përndryshe policia në Emiratet e Bashkuara Arabe patrullon me vetura të markës gjermane dhe japoneze.