Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje përmes një aksioni simbolik para banesës së kryeministrit Hashim Thaçi kanë shprehur pakënaqësitë e tyre rreth proceseve nëpër të cilat po kalon vendi,duke e quajtur kryeministrin kryehajn i Qeverisë. Ata kanë shkruar para hyrjes së ndërtesës ku banon kryeministri parullën me fjalët ”Këtu banon një hajn, Hashim Thaçi”.
Aktivistët e Vetëvendosjes i kanë quajtur hajna edhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin për të cilin kanë thënë se ka keqpërdor çdo tender që ka marrë kjo ministri, dhe atë të Zhvillimit Ekonomik Besim Beçaj duke e fajësuar për procesin e privatizimit të PTK-së.
Aktivistët e Vetëvendosjes, një aksion të njëjtë e ndërmorrën edhe para shtëpisë së Besim Beçajt./RTK/