Në deklaratën me shkrim të bërë nga Qendra e Udhëheqjes palestineze në Ramallah, Kryetari i Shtetit Mahmut Abbas, pranoi dorëheqjen e paraqitur nga Kryeministri Selam Feyyad, por bëri të ditur se Feyyad do të ushtrojë detyrën deri në krijimin e qeverisë së re, njofton trt.
Feyyad i cili paraqiti dorëheqjen javën e kaluar, ushtronte detyrën e kryeministrit që nga viti 2007.
Komentohet se vendimi për dorëheqje buron nga mosmarrëveshjet ndërmjet Feyyad-it dhe Abbas-it në lidhje me politikat e qeverisë.