Pak dite pas vrasjes se një besimtari në xhaminë e fshatit Dushk të Lushnjes, myftiu i këtij rrethi Tomorr Boriçi ka deklaruar se bëhet fjalë për një vrasje me skenar. Myftiu, i cili është dhëndri i viktimës tha publikisht se, vrasja është atentat ndaj tij edhe pse është vrarë i vjehrri.
"Nuk ka dyshim jemi vrarë dy herë, si besimtarë dhe si institucion. Në të vërtetë viktima ishte vjehrri im, por mesazhi është për mua. Mesazhi duhet të lexohet se ky krim ka skenar dhe nuk duhet t'i shpëtojë drejtësisë, duke nisur që nga fshehja e autorit të kësaj ngjarjeje. Të gjithë besimtarët e Dushkut kanë patur kërcënime të rënda", thotë Myftiu Borici.
Myftiu deklaroi se vrasesi kishte ardhur nga Greqia 24 ore perpara krimit dhe ka hyre ne xhami 10 minuta perpara faljes. Boriçi tha se, i dyshuari si vrases nuk ka hyre asnjehere ne xhami, nuk eshte besimtar duke rrezuar hipotezen e vrasjes per menyren e faljes.
Vrasja ndodhi te premten pasdite kur Arjan Alla brenda ambienteve te Xhamise se Dushkut i preu koken me thikë, një besimtari 84-vjeçar./tch/