Thaçi e Daçiq takohen nesër në Bruksel

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë takohen sërish nesër në Bruksel. Lajmin e ka konfirmuar për Radio Kosovën këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku, i cili tha se kryeministri Thaçi udhëton sot pasdite për në Bruksel.

Mediat serbe raportojnë se me insistim të bashkësisë ndërkombëtare negociatorët serbë do të shkojnë në Bruksel me propozime konkrete.

Takimin e ka konfirmuar edhe Ministrja Vlora Çitaku, në rrjetin social Twitter.

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë takohen sërish nesër në Bruksel, ka deklaruar Vlora Çitaku, Ministre për ntegrime evropiane në Qeverinë e Kosovës.

Zonja Çitaku, në rrjetin social Twitter, ka thënë se shpreson se kjo mundësi nuk do të humbet.

“Na duhet normalizimi dhe reformat”, ka thënë ministrja për Integrime Evropiane.

Ndërkohë, nga kabineti i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur njoftimi se ai do të mbajë një takim me gazetarët, në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", ndonëse nuk është saktësuar se për çfarë do të bëhet fjalë konkretisht në këtë takim./lajm/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat