Rriten çmimet për 2.6 për qind

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 2.6 për qind në muajin mars 2013, krahasuar me muajin mars 2012. Kjo është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), respektivisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare, i cili ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin mars.

Me gjithë mosndryshimin e Indeksit të tërësishëm të Çmimeve të Konsumit në muajin mars 2013, krahasuar me muajin shkurt 2013, vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet.

Ngritja e çmimeve vërehet te nëngrupet e furnizimit me ujë dhe shërbimet e ndryshme, që kanë të bëjnë me vendbanimin, orenditë, aparaturat, qilimat dhe shtrojat e tjera për dysheme; shërbimet bankare me një përqindje të përbashkët (24.3 për qind) me një ndikim të përbashkët prej 0.2 për qind në IÇK.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat