Janë deri tani të paktën 81 viktima prej tërmetit me magnitudë 7.8 ballë, që ka goditur juglindjen e Iranit: e bën të ditur televizioni shtetëror në gjuhën angleze, Press Tv. Përgjegjësit iranianë kanë frikë, se mund të jenë me “qindra të vdekur”.
Qyteti Hiduch, në juglindje të Iranit "është shkatërruar tërësisht". Shkruan “The Guardian”, duke cituar burime iraniane.
"Ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Iranin që prej 40 vjetësh dhe presim me qindra viktima", ka deklaruar një shef qeverie, i cili ka ruajtur anonimatin. Në 2003, një sizmë me magintudë 6,6 provokoi në Iran 31 mijë të vdekur.
Epiqendra këtë herë është lokalizuar 86 km nga qyteti Khash dhe 81 km nga Saravan, të dyja me mbi 50.000 banorë dhe 167 km nga Iranshahr, që numëron gati 100.000 banorë, në kufi me Iranin dhe Pakistanin.
Zona e goditur është një zonë rurale me pjesën më të madhe të shtëpive të ndërtuara prej balte”, shkruan agjencia gjysmë-zyrtare Fars. Regjistrohen me mijëra ndërtesa të shkatërruara.
Në Indi, në New Delhi pallatet janë dridhur dhe në Dubai janë evakuuar grataçelat në Bahrein. Epiqendra është lokalizuar rreth 15 km thellë. Tërmeti është ndjerë në gjithë Gjirin Persik; edhe në Katar, Indi dhe Pakistan.
Vetëm një javë më parë një tërmet me magintudë 6,1 Richter pati goditur provincën e Bushehr, duke shkaktuar të paktën 39 të vdekur dhe rreth 850 të plagosur sipas bilancit të Fars. Edhe sipas Aiea, agjencia atomike ndërkombëtare, sizma nuk provokoi dëme në centralin e vetëm bërthamor në Iran.
Irani është një vend tepër sizmik: në muajin gusht të vitit të kaluar ra tërmet me 306 të vdekur dhe rreth 4.500 të plagosur në verilindje. Një tjetër tërmet ra në dhjetor 2003, duke goditur qytetin antic Bam, me shtëpitë e tij prej balte dhe shkaktoi 31 mijë të vdekur dhe edhe më tragjik ishte tërmeti i qershorit 1990, përsëri në veri-perëndim, që shkaktoi 37 mijë të vdekur dhe mbi 100 mijë të plagosur në provincat e Gilan dhe Zanjan./shekulli/