Pala serbe i thotë "Po" marrëveshjes?

Baronesha Catherine Ashton ka hartuar një draft-marrëveshje të cilën do t’ua prezantojë palëve në takimin e përbashët.

Burime të Express thonë se pala serbe i ka thënë Shefes së Diplomacisë europiane se do ta pranojnë marrëveshjen.

Një diplomat i BE’së ka thënë se sinjalet e Serbisë, në bazë të takimit të zhvilluar me herët mes Dacic dhe Ashton, janë se do ta pranojnë marrëveshjen.

“Baronesha do t’ua prezantojë pas pak draft-marrëveshjen. Nëse palët pajtohen, atëherë Ashton u jep kohë një ditë për ta studiuar atë dhe konsultuar me faktorët e brendshëm, për t’u kthyer më pas të premten për ta nënshkruar marrëveshjen”, ka thënë zyrtari i BE’së që foli për Express.

Nuk dihet nëse Baronesha Ashton ka bërë ndonjë ndryshim thelbësor nga propozimet e herës së kaluar.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat