PE miraton rezolutën për Kosovën, heq fusnotën

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën, me të cilën edhe një herë mbështet procesin e integrimeve evropiane për vendin.Rezoluta u bën thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende shtetësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.

Në këtë votim ka kaluar edhe amandamenti për të shlyer fusnotën nga teksti, ku përmendet emërtimi i Kosovës, transmeton REL.

Ky tekst ishte vendosur me propozimin e disa deputetëve nga vendet që nuk e njohin Kosovën.

Kërkesa për ta shlyer këtë funsnotë ka marrë shumicën e votave në seancën e sotme të Parlamentit Evropian.

Ky institucion ka miratuar sot edhe rezolutën për Serbinë, e cila i propozon Komisionit Evropian që t’i ndajë asaj datën e negociatave për anëtarësim në BE.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat