Kuvajti jep 300 milionë dollarë ndihmë për refugjatët sirianë

Kuvajti ka dhënë sot në Gjenevë një shumë prej 300 milionë dollarësh në ndihmë të refugjatëve sirianë dhe personave të zhvendosur brenda dhe jashtë vendit.

Kuvajti u angazhua në janar që të paguajë këtë shifër gjatë një konference.

"Kështu veprimet përputhen me fjalët tona", deklaroi për mediat ambasadori i Kuvajtit, Dharar Abdul-Razzak Razzooqi.

"Shpresojmë se vendet e tjera do të plotësojnë angazhimet e tyre", theksoi ambasadori.

Sipas OKB-së, konflikti në Siri ka shkaktuar më tepër se 70 000 të vdekur në dy vjet./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat