Beograd, protestë kundër marrëveshjes

Një grup i të rinjsh, janë mbledhur sonte në qendër të Beogradit, për të protestuar kundër arritjes së marrëveshjes ndërmjet të Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas agjencisë së lajmeve Beta, në rrugë shihen qindra të rinj, të cilët nuk bartin ndonjë sllogan politik.

Ata brohorisnin “Tradhti” dhe këndonin “Vidovdanin” para ndërtesës së presidencës së Serbisë, ku edhe kanë bërë thirrje për “dorëheqje”, transmeton rel.

Të rinjtë valonin flamurin e Serbisë, dhe kishin edhe një pankartë ku shkruante se “Prej kohës së Shën Savës, na ka mbet amaneti që të mbrojmë Kosovën tonë”.

Dhjeta forca të policisë, thuhet se përcjellin protestën.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat