Marrëveshja sjell tri barrikada të reja në veri

Arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë ka sjell bllokada të reja në veri të Mitrovicës.

Vetëm disa orë pas nënshkrimit të saj, serbët e veriut janë vënë në lëvizje duke bllokuar disa fshatra të veriut të Mitrovicës.

Ata, që nga nata e mbrëmshme kanë vënë barrikada në tri fshatrat e Leposaviqit, Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë, transmeton KTV.

Me gjithë bllokadat dhe sulmet e shumta që kanë përjetuar viteve të fundit, banorët e veriut të Mitrovicës po i mban shpresa se kjo marrëveshje do të sjellë përmirësim të gjendjes në veri.

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, shprehet i bindur se, edhe pse veriu është me barrikada, ministria e tij do të arrijë ta zbatojë në praktikë këtë marrëveshje.

E, kreu i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, mendon se kjo marrëveshje mund të sjellë pakënaqësi, por me kalimin e kohës do të sjellë stabilizim të situatës.

Nga ana tjetër, udhëheqësit ilegalë dhe banorët e komunave në veri të Kosovës shprehen të pakënaqur për marrëveshjen e arritur, të cilën momentalisht po e quajnë të papranueshme. Ata paralajmërojnë se të hënën do të vendosin se çfarë do të bëjnë dhe do të dihet qartë nëse do ta pranojnë atë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat