Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës kanë paralajmëruar themelimin e “Kuvendit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”.
Për shkak të rrethanave në të cilat po themelohet, ky “kuvend” do ta ketë karakterin e përkohshëm, është thënë në tubimin e sotëm të mbajtur në Mitrovicë, në shenjë kundërshtimi me marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më 19 prill, njofton rel.
Kuvendi do t’i ketë aktet e përkohshme dhe do të vlejë deri në nxjerrjen e ligjit të posaçëm për autonominë esenciale të", siç thuhet, “Krahinës autonome të Kosovës dhe Metohisë”.
Po ashtu, ky "kuvend" do të ketë për detyrë që të mos lejojë zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën e kanë quajtur të turpshme.
Ndryshe, në tubimin e sotëm, e gjithë marrëveshja e arritur në Bruksel, është "hedhur poshtë me aklamacion".