Erdogan nuk shtyn vizitën në Gaza

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se nuk do të anulojë vizitën e planifikuar për muajin maj në Rripin e Gazës, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së për ta shtyrë atë, transmeton rel.

Erdogan ka thënë se shtyrja e udhëtimit nuk vjen në konsiderim.

Javën e kaluar, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka bërë thirrje Erdoganit që të shtyjë vizitën, duke thënë se ajo do të pengonte përpjekjet e amerikanëve për të ringjallur procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Erdogan ka reaguar, duke thënë: “Dëshirojmë që ai të mos e thoshte një gjë të tillë”.

Kryeministri turk ka thënë se data e saktë e vizitës së tij në Gaza do të caktohet pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Barack Obama, më 16 maj.

Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe presidenti i Autoritetit Pakestinez, Mahmud Abbas, kanë sugjeruar se vizita e Erdoganit mund të forcojë Hamasin, i cili kontrollon Rripin e Gazës.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat