Në afërsi të qytezës siriane Kusejr në kufi me Libanin kanë filluar përleshjet me armë ndërmjet opozitarëve sirianë dhe forcave të Hizbullahut libanez.
Opozitarët kanë publikuar në një rrjet social pamje nga këto përleshje, njofton trt.
Në video opozitarët thonë se Ushtria për Sirinë e Lirë ka sprapsur me sukses ofensivën e një grupi të Hizbullahut.
Kurse Hizbullahu vazhdon të hedhë poshtë pretendimet se lufton në krah të forcave të regjimit të Esadit në Siri.
Vetëm se organizata organizon shpesh ceremoni varrimi për pjesëtarët e saj që humbin jetën në përleshje.
Nga ana tjetër Presidenti amerikan, Barak Obama në një takim që pati në Shtëpinë e Bardhë me Sheikun e Katarit, Halife el-Tani tha se në muajt e ardhshëm do të punojnë për ti dhënë një ndihmë më të madhe opozitës siriane.