"Tradhtarët e Kosovës"

Lëvizja Popullore Serbe, (Srpski Narodni Pokret), ka ndërmarrë një aksion ku tre liderët serb, presidentin Tomislav Nikoliç, kryeministrin Ivica Daçiq dhe zv.kryeministrin e parë serb Aleksandar Vuçiq, i paraqet si tradhtarë.

Përmes afisheve të shpërndara nëpër vende të ndryshme në Serbi, ata i paraqesin tre liderët serb, me nga një plis në kokë, simbol i kapeles shqiptare, me mishkrimin “Ata tradhtuan Kosovën dhe Metohinë”, transmeton Rerporteri.

Ata shprehen se tre liderët serb, përmes pranimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, kanë shkelur Kushtetutën e vendit, duke kontribuar për armikun.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat